Lajme

Fillon numërimi i votave, PDK bindshëm para Vetëvendosjes në Kaçanik

11/14/2021 19:42
nga:Mergim Rreci

Nga 18,89 për qind të votave të numëruara në Kaçanik në raundin e dytë të zgjedhjeve, po prin PDK-ja.

Kandidati i PDK-së për këtë komunë, Besim Ilazi, ka marrë deri më tani 64,95 për qind, derisa kundërkandidati i tij nga radhët e LVV-së, Jeton Raka, ka marrë 35,05 për qind të votave.

KQZ po vazhdon t’i numërojë votat e balotazhit.