Lajme

Dezinfektohen hapësirat ku trajtoheshin pacientët me COVID-19 në Kardiologjinë Invazive

10/18/2021 15:56
nga:Q R

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar dezinfektimi e rregullimi i sistemit të monitorimit dhe shtretërve në Kardiologjinë Invazive.

“Pas lirimit të hapësirave të repartit, ku po trajtoheshin pacientë me COVID- 19, dezinfektimit të hapësirave, rregullimit të sistemit të monitorimit dhe shtretërve, në Kardiologjinë Invazive ka filluar trajtimi i pacientëve elektivë.” thuhej në një postim në Facebook të SHSKUK-së.

Sipas SHSKUK’së, në këtë klinikë pritet të trajtohen 7 deri në 10 pacientë në ditë, me synim që të zbutet lista e pritjes.

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë