Lajme

Detaje të reja për vrasjen e policit në Zllatar

02/19/2022 09:01
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e zyrtarit policor mbrëmjen e djeshme në Zllatar.

Sipas Policisë, i njëjti është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri gjatë një ndeje.

Ndërsa, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.