Lajme

Detaje të reja nga vdekja e dy të rinjve në aksident trafiku (VIDEO)

08/20/2021 20:42
nga:Gazeta Blic

Një 22-vjeçar dhe një 23-vjeçar kanë vdekur pas një aksidenti i cili ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prizren-Gjakovë, saktësisht në fshatin Piranë.

Dy nga të lënduarit, të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda nga aksidenti.

Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Familjarët e patën të pamundur të flasin për kamerën e Klanit, ndërsa prapa saj thanë që për aksidentin kanë dëgjuar nga bashkëfshatarët.