Lajme

Detaje të reja nga vdekja e 40 vjeçares në Malishevë

07/03/2021 08:31
nga:Y I

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e 40 vjeçares nga Malisheva, shkruan Gazeta Blic.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se e njëjta dyshohet se është hedhur nga shkallët e ndërtesës ku banonte.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Njoftimi i plotë:

Rr. Skënderbeu, Malishevë 02.07.2021 ─ 09:00. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.

 

40 vjeçarja nga Malisheva hidhet nga shkallët banesës, humb jetën tragjikisht