Sonte rreth orës 18:00 ka ndodhur një vrasje e rëndë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK. Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se viktima ishte 35 vjeçare dhe ishte në ditët e fundit të shtatzënisë, ku kishte dalë për të blerë gjësende, kur u qëllua me armë zjarri.
Në fotografi shihet që kufoma e viktimës është ende në vendin e ngjarjes, i mbuluar me një mbulesë të bardhë.
Raportohet se në hyrje të QKUK-së ka patrulla të Policisë, ku po lejohen vetëm hyrjet emergjente.
I dyshuari për vrasjen makabre ende në arrati, mobilizohet Policia
E fundit: Vjen reagimi nga QKUK për vrasjen makabre që ndodhi sonte
Dyshohet se burri vrau gruan shtatzanë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë


