Qendra Klinike Universitare e Kosovês e ka konfirmuar se sonte rreth orës 18:00 një grua mbeti e vrarë, raporton GazetaBlic.
Kjo grua e cila ishte rreth moshës 35-vjeç ishte në ditët e fundit të shtatzanisë.
“Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasjePolicia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.
Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.
Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet.
I dyshuari për vrasjen makabre ende në arrati, mobilizohet Policia


