Lajme

Detaje për “vdekjen e dyshimtë” të policit në Prizren

07/09/2021 09:27
nga:M K

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të policit që u gjet dje i vdekur në Prizren.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se në fshat është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Prizrenasi e fotografon dhe inçizon një grua fshehurazi përmes dritares, arrestohet