Lajme

Dështon protesta para Ambasadës së Gjermanisë

10/11/2021 14:40
nga:N M

Për ditën e sotme ishte paralajmëruar që një grup qytetarësh do të protestojnë para Ambasadës së Gjermanisë. Kjo si shkak i vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani.

Megjithatë, deri më tani nuk janë parë të pranishëm asnjë protestues.

Jashtë objektit të ambasadës ka persona të cilët presin për viza turistike, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Rrini se kemi nevojë për ju” nuk mjafton: Nga janari Kosovën e lëshuan 140 mjekë