Lajme

Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit

07/05/2025 20:34
nga:Sh R

Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e partive PDK, LDK, AAK e partive tjera më të vogla nuk po e votojnë themelimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Këto parti janë shprehur kundër kandidates së propozuar nga LVV për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.