Lajme

Dështon mbledhja e Kryesisë

10/26/2021 11:37
nga:Q R

Mbledhja e Kryesisë e paralajmëruar për në orën 11:00 ka dështuar pasi nuk pati kuorum.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk e ka konsideruar si të qëllimshme mungesën e nënkryetarëve.

“Nuk e konsideroj të qëllimshme pasi nuk kishte mungesë vetëm nga Vetëvendosje por edhe nga partitë e tjera. Për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë që të ndodhë debati parlamentar”, tha Tahiri para mediave.

“Debatet nuk kanë veprim të drejtpërdrejt obligues ndaj qeverisë por ne duhet ta rikthejmë çështjen e MCC dhe gazit amerikan për shkak se po i bën dëm të madh Kosovës. Qeveria ka qenë e pasaktë dhe nuk ka dhënë asnjë argument, e vetmja gjë që e kemi dëgjuar ka qenë se e kanë përdorur termin e fizibilitetit, asnjë argument tjetër”, tha më tej Tahiri.

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore, SBASHK-u: Po shtohen pakënaqësitë, Qeveria të veprojë