Lajme

Dështon mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

07/03/2023 12:38
nga:Genita C

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paraparë për të hënën e 3 korrikut.

Arsyet e dështimit të mbajtjes së kësaj mbledhjeje ende nuk dihen.

E tashmë janë bërë të shpeshta dështimet për mbajtjen e Kryesisë së Kuvendit.

Lidhur me dështimin, kishte reaguar PDK duke thënë se pozitës i mungon serioziteti.