Sporti

Dështon festa e titullit në Gjermani, Bayerni mposhtet nga Mainzi

04/24/2021 17:45
nga:Mergim Rreci

Festa e titullit kampion shtyhet së paku deri nesër në Gjermani.

FC Bayern humbi 1: 2ndaj  FSV Mainz 05, shkruan GazetaBlic.

Jonathan Burkardt në minutën e 3’të dhe Robin Quaison në minutën  e 37’të shënuan për nikoqirët.

Robert Lewandowski shkurtoi shifrat në 1: 2 në minutën e fundit.

Epërsia e FCB në krye të tabelës ndaj RB Leipzig është akoma dhjetë pikë. Nëse Leipzig humbet kundër VfB Stuttgart nesër, Bayern do të ishte kampion para kohe.

/GazetaBlic/