Presidentja e vendit, Vjosa Osmani edhe pse e mori për “detyrë” t’i bindë drejtuesit e SBASHK-ut për ndaljen e grevës, ajo u “dorëzua” vetëm pas një takimi.
Ishte data 3 shtator kur Osmani i takoi drejtuesit e SBASHK-ut, e ku ky takim shihej si një “rruge-dalje” nga greva në arsim, por nga ajo ditë më Osmani nuk është marrë me këtë temë.
Madje, vetëm tri ditë pas takimit me Rrahman Jasharajn e SBASHK-ut ajo mori anë, duke dalë në anën e kryeministrit Kurti.
Ajo më 6 shtator gjatë një vizite që ka pasur në Mamushë, ka theksuar se mësimdhënësit duhet t’i kthehen shkollave dhe ta ndërpresin grevën.
E para e vendit kishte deklaruar se së shpejti do të miratohet ligji i pagave.
Nga ajo ditë, edhe pse po hyjmë në javën e katërt të grevës, Osmani nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Ndërkohë, Gazeta Blic kishte raportuar detaje ekskluzive nga takimi i 3 shtatorit ndërmjet SBASHK-ut e Osmanit.
Sipas burimeve të Gazeta Blic brenda takimit, ka pasir pajtim që dialogu është e vetmja rrugë për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Megjithatë nuk pati asgjë konkrete nga ky takim”.“Takimi ishte konstruktiv. Në takim u tha se duhet që përmes dialogut social të gjendet një zgjidhje për çështjen e grevave – kryetarët e komunave paraqiten qëndrimet e tyre – qëndrimet që janë të Këshillit Grevist – por nuk pati dicka konkrete”, thanë burime të Gazeta Blic.
Pas takimit ka folur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Jasharja ka deklaruar se ia kanë bërë të qarta edhe një herë kërkesat e tyre Osmanit, nga e cila kanë marrë premtime se do të interesohet për këtë çështje.
Edhe të shtunën Jasharaj ka folur për Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se pa marrëveshje me Qeverinë nuk e ndërpresin grevën./ Gazeta Blic.
Po hyjmë në javën e katërt të shtatorit, greva vazhdon- shkollat të mbyllura


