Lajme

Detaje ekskluzive nga takimi i Vjosa Osmanit me sindikalistët: U “pajtuan” për diçka, por konkrete asgjë

09/03/2022 18:28
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic ka mësuar detaje nga takimi që presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pasur me drejtuesit e sindikatave.

Sipas burimeve të Gazeta Blic brenda takimit, ka pasir pajtim që dialogu është e vetmja rrugë për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Megjithatë nuk pati asgjë konkrete nga ky takim”.

“Takimi ishte konstruktiv. Në takim u tha se duhet që përmes dialogut social të gjendet një zgjidhje për çështjen e grevave – kryetarët e komunave paraqiten qëndrimet e tyre – qëndrimet që janë të Këshillit Grevist – por nuk pati dicka konkrete”, thanë burime të Gazeta Blic.

Pas takimit ka folur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Jasharja ka deklaruar se ia kanë bërë të qarta edhe një herë kërkesat e tyre Osmanit, nga e cila kanë marrë premtime se do të interesohet për këtë çështje.

Sipas tij, Osmani u ka kërkuar që ta ndërpresin grevën.

“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutem presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona. Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë”, ka deklaruar Jasharaj para gazetarëve.

Nuk “tërhiqet” Rrahman Jasharaj as pas takimit me Osmanin: Greva vazhdon