Lajme

Dështimi i Tregut dhe Dështimi i Qeverisë

07/04/2023 11:36
nga:Shenoll Muharremi

Kemi një situatë ekonomike urgjente. Lexoni me vëmendje: €2.90 cent një kg spinaq sot. Para disa dite apo jave ka qenë 80 cent. Çka po ndodhë kështu, çka nënkupton kjo? Nuk është më në pyetje vetëm inflacioni global. Kemi dy fenomente bashkë: Dështimin e Tregut dhe Dështimin e Qeverisë për të intervenuar dhe rregulluar gjendjen.

Sa çudi më vjen, kemi një qeveri të majtë që hyp taksat në qiell ka 100% rritje, por është ekstremisht e djathë dhe nuk intervenon kur duhet me rregullu tregun nga një dështim që po ndodhë. Mendon njeri që kemi aq liberal ekonominë e tregut saqë ne vetëm duhet shiquar nga distanca e nuk duhet bërë asgjë HA HA!

Pse po rriten çmimet në ekstrem? Për shkak se kemi pasur mot të ligë, kushte klimatike të papërshtatshme këtë sezonë. Oferta është e kufizuar në treg. Shumë kërkesë, pak ofertë… çmimet në qiell. €2.9 spaniaqi nga 0.8 cent për një kohë shumë të shkurtër. Pse? Për shkak se po mvaremi nga importi. Asnjëherë mos të harrojmë që kemi -5 miliardë euro humbje apo dalje kapitalit në vit nga kjo.

Kur prodhimet vendore po dalin në treg, çmimet po zbresin, psh spanaqi po ka vlerë 80 cent. Por kjo nuk po zgjatë, disa ditë vetëm. Pse? Për shkak se nuk kemi kapacitete të përpunimit, procesimit, ruajtjes dhe frigoriferëve industrial. Nëse kishim pasur më shumë, do e rregullonim tregun. Kur prodhohen produktet vendore gjysmën e kishim procesuar dhe ruajtur për me shitë gjatë vitit. Por tani ne nuk i kemi ato paisje dhe po hyp çmimi ne qiell, 2.90 euro për spinaq.

Qeveria në gjumë, si zakonisht. Mendon njeri që kjo çka po flas është disa në hënë, apo në Hënën e Parë Artificiale në mendjen time. E jo në tokë e në Kosovë. Kjo rritje po e shkatërron ekonominë dhe buxhetin familjar. Po e streson aq shumë saqë njerëzit më kanë frikë të shkojnë për të blerë në markete.

Nëse kisha qenë në vend të qeverisë, bash sot këtë momenti i kisha investu së paku 30 milion në pasije përpunimi, procesimi dhe frigorifera industrial.

Ju kisha ble e falë të gjitha, pa kthim, bizneseve relevante dhe fermerëve të Kosovës. Ky është interes publik dhe urgjencë kombëtare për momentin. Kriza ekonomike është luftë. 30 milion minimum i kisha shti bash sot, ndoshta edhe 100 milion, i kisha shpenzu menjëherë për këtë intevenim. As kushtet dhe rregullat e prokurimit publik nuk i kisha respektuar, se kishin marrë shumë kohë. Edhe në Kinë kisha ble frigoriferët industrial, nëse ska gjetiu, se është urgjent. Nuk e kisha vjedh asnjë cent edhe isha shku në burg që se kam respektu ligjin e prokurimit për të mirën publike. Ska lidhje që shkoj disa muaj a vite në burg, kisha lexu libra, por unë me këtë veprim i kisha shpëruar familjet kosovare dhe fermerët e bizneset vendore i kisha forcuar e fuqizuar.

Kur femerët dhe bizneset relavante kishin pasur kapacitet të përpunimit dhe ruajtjes, ato kishin pasur produktet tona gjatë tërë vitit. Ti nuk e kishe sjellë spinaqin prej Brazilit, por e kish pasur nga Drenasi e Graqanica. Sot spaniqi kishte kushtuar vetëm 0.8 deri1.3 euro max, e jo 2.9 euro. Kjo vlenë për gjithë ekonominë. Të gjitha produktet. Importi ishte zvogëluar nga -5 miliardë në -4 e kështu me radhë.. Ishin forcuar bizneset dhe fermerët dhe kishin rritu kapacitet e tyre viteve të ardhshme. Për atë ekziston qeveria, me ndihmu dhe zhvillu vendin. Ata edhe mbase e pagujnë ndonjë kapacitet për procesim dhe frigorifer por kjo nuk po mjafton, tregu po na tregon që duhet 100x më shumë investime se është interesi jonë.

Dmth kemi një rast klasik në ekonomi të dështimit të tregut ku qeveria, jo që nuk po intervenon se është pune e saj, ajo as që po e din që po ndodhë. Totalisht e papërgjegjshme dhe budallaqe dhe injorante. Fucking Lajcaku hahahah. Me këtë Lajcak po merren, derisa ne dhe bizneset e fermerët tanë po shkatërrohen. Po sillen kështu jo se janë të këqinjë por janë injorantë dhe dembelë. Mosdija e injoranca e tyre po na kushton tepër. Mos e përkrahë e kritiko në facebook qeveritarin e politikanin. Kërko prej tyre me ta ndreq ekonominë dhe jetën, atë punë e kanë. Mos ri duarkryq derisa xhepi yt tkurret. Familja dhe shteti yt po varfërohet. Ti duhesh me qenë më aktiv dhe me reagu nëse dëshrion me ndreq jetën tënde, dije.