Lajme

Dështimi i seancës, Haxhiu i propozon Konjufcës ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit

04/19/2023 17:42
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se sot me dështimin e radhës së seancës të Kuvendit, u dëshmua se partia në pushtet nuk e ka legjitimitetin për ta udhëhequr vendin, raporton GazetaBlic.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” potencoi se i ka propozuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, që të hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit.

“Mungesa e kuorumit në seancë parlamentare vie nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së”, shkroi tutje Haxhiu.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot edhe njëherë u dëshmua se kjo mazhorancë nuk e ka më legjitimitetin për të udhëheq me vendin.

Qytetarët votuan 51% për ndryshim, për zhvillim, ndërsa këta çdo ditë po ofrojnë dështim dhe keqmenaxhim.Kauzat me të cilat bën fushatë u shkelën e premtimet u tretën.

Mungesa e kuorumit në seancë parlamentare vie nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së.

Sot, pas dështimit të dytë të seancës së Kuvendit në mungesë kourumi, i propozova kryetarit të Kuvendit z.Glauk Konjufca që ta hudhë në votim shpërbërjen e Kuvendit.