Lajme

“Dëshmi e demokracisë në Kosovë”, Zyra e BE’së vlerëson mbarëvajtjen e zgjedhjeve sot

11/09/2025 23:01
nga:Sh R

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dalë me reagim pas zgjedhjeve të balotazhit që u mbajtën sot në 18 komuna të vendit.

Ushtruesja e detyrës së Ambasadorit të BE’së në Kosovë, Eva Palatova, e ka cilësuar procesin e sotëm si dëshmi të demokracisë në Kosovë.

“Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të 🇪🇺 BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të 🇽🇰Kosovës, që shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë”, thuhet në reagim.