Në kombëtaren e Francës për ndeshjet e shtatorit është edhe Olivier Giroud.
Lëndimi i Benzemas i hapi dyert sulmuesit të AC Milan, i cili duhet të bindë Deschamps t’i japë atij një shans për Kupën e Botës.
“Nuk ka pse të më bind mua”, tha trajneri francez në një konferencë për shtyp.
“Ai e di se çfarë mendoj unë për të. Nuk do ta rihap debatin për të. Giroud do të ketë kohë për të luajtur. Si gjithmonë, edhe për të ashtu edhe për të tjerët, padyshim që ka konkurrencë dhe unë do të kem zgjedhje për të bërë”.
Rossoneri mban gjallë shpresat për të krijuar një vend në kombëtare për Kupën e Botës.
/GazetaBlic Sport


