Sporti

Deschamps: “Mbappe është kapiteni i ri, ai ka gjithçka që duhet për të qenë i tillë”

03/21/2023 16:29
nga:Lorik J

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka konfirmuar se Kylian Mbappe është kapiteni i ri i kombëtares së tyre.

Sipas Deschamps, Mbappe ka të gjitha karakteristikat për të marrë këtë përgjegjësi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Mbappe është kapiteni i ri i kombëtares, Griezmann është zëvendëskapiten. Kylian ka të gjitha kredencialet për të pasur këtë përgjegjësi, në fushë si dhe në grup, duke qenë një element unifikues”, tha Deschamps për T1.

Franca fillon kualifikueset për Europian me 24 mars ndaj Holandës, teksa tri ditë më pas ballafaqohet me Irlandën në udhëtim.

/GazetaBlic Sport