Sporti

Deschamps: Ajo që po ndodh me Pogban është e trishtueshme

10/10/2023 09:14
nga:L J

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps foli për Paul Pogba në konferencën për shtyp.

Për kujtesë, ylli i Juventusit përballet me një pezullim prej dy deri në katër vjet nëse hetimi tregon se ai është fajtor pasi testi i tij i dopingut rezultoi pozitiv dhe mostra B tregoi një nivel të tepruar të testosteronit.

“Më vjen keq për Pogban, shumë i kanë ndodhur. Ai është në një situatë të komplikuar. Ai do të duhet të mbrohet, është pjesë e një procedure të gjatë. Gjithçka filloi me një test dopingu. Nuk e di se çfarë do t’i ndodhë atij, por është e trishtueshme që po ndodh”, tha Deschamps.

Pogba ka 91 paraqitje dhe 11 gola për Francën, me të cilën fitoi Kupën e Botës në 2018 dhe Ligën e Kombeve në 2021.

Deschamps u pyet nëse Pogba ka të ardhme në kombëtare. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen. Shpresoj se ai do të jetë përsëri i lumtur dhe do të dalë përsëri në fushë, por do të duhet pak kohë”, u përgjigj trajneri.

/GazetaBlic Sport