Lajme

Derisa Kuvendi mban seancë, Arbërie Nagavci e Albulena Haxhiu bëjnë qejf në “Ministrinë e Kënaqësisë” – Bamboo

03/02/2023 23:20
nga:G B

Kuvendi i Kosovës në orët e vona të mbrëmjes po mban seancë, derisa po vazhdon debati për dialogun me Serbinë, i cili nisi gjatë ditës dhe më pas kryeministri Kurti u largua për të zbatuar agjendën e tij ditore.

Deputetët kërkuan që ta vazhdojnë atë me kryeministrin të pranishëm, ku dhe tani po diskutohet.

E, derisa në Kuvend po mbahet seanca, deputetet Arbërie Nagavci e Albulena Haxhiu, kanë dalë për të bërë qejf në lokalin Bamboo, apo siç njihet ndryshe “Ministria e Kënaqësisë”.

Gazeta Blic ka siguruar pamje të Nagavcit e Haxhiut, të cilat mund t’i shihni më poshtë.