Edhe sot shumë qytetarë janë duke pritur në pikë kalimin-kufitar në Merdare për të hyrë në Kosovë.
Qytetarët janë duke pritur deri në tri orë për të hyrë në Kosovë, teksa kolonat janë me qindra metra të gjata.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në pikën te Dheu i Bardhë deri në dy orë, në Jarinje 40-50 minuta dhe në Muçibabë deri në 30 minuta.
Kolona te Dheu i Bardhë raportohet të jetë 1000 metra.
Mërgimtarët kanë marrë rrugën në Kosovë në prag të festave të fundvitit.