Lajme

PSD mban sot aktivitet në sheshin “Skënderbeu”

12/24/2021 11:53
nga:Y I

Partia Socialdemokrate do të mbajë sot një aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Përmes një njoftimi për media, nga kjo parti kanë bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet duke filluar nga ora 14:00.

“Sot. me datën 24 dhjetor (e premte), duke filluar nga ora 14:00, Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar dje në një postim në “Facebook”, se PSD do të shtojë aktivitetet që kanë të bëjnë me krizën energjetike në vend.

314 gjoba u shqiptuan në 24 orët e fundit për mosrepsektim të masave anti Covid