Afera për përzgjedhjen e Faruk Mujkës, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, në postin e Kryeshefit të “Ibër Lepencit”, po tentohet të mbulohet me aksionin e sotëm të organeve të drejtësisë.
Kështu është shprehur opinionistja Aida Dërguti në Rubikon të Klan Kosova.
Madje ajo tha se Mujka është mik i mirë i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Xhelal Sveçla e ka mik të mirë Faruk Mujkën, nëpërmjet tij Faruk Mujka ka ardhur në Vetëvendosje. Dhe ky spin është me zhvendos vëmendjen nga skandali i Faruk Mujkës, Artane Rizvanollit dhe të tjerëve”, deklaroi Dërguti.
Fjala është për aksionin e sotëm të zhvilluar nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë ku, sipas Sveçlës, janë arrestuar disa zyrtarë të ATK-së dhe një ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.


