Superliga e Kosovës vjen sot me tri ndeshje shumë interesante.
Disa ndeshje interesante janë në program sot, me fazën e fundit që po zhvillohet në nivelin elitar të futbollit tonë, shkruan GazetaBlic Sport.
Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në derbin e madh kosovar, Gjilani – Drita.
Të dy skuadrat synojnë pozitën e dytë në renditjen tabelare, pasi gjasat për titull tashmë duket se janë shuar, me Ballkanin që pothuajse e ka ‘blinduar’ pozitën e parë.
Në 5 takimet e fundit mes dy skuadrave, Gjilani ka fituar dy prej tyre që janë zhvilluar në këtë edicion, Drita ka fituar një nga saezoni i kaluar, kurse dy takime tjera kanë përfunduar me barazim.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sot me fillim nga ora 15:00.
/GazetaBlic Sport/


