Skuadra e Milanit fitoi derbin ndaj Interit të shtunën me rezultatin 1-2, duke rihapur kështu shanset për të fituar titullin kampion.
Megjithatë, derbi ishte shumë i “nxehtë” brenda fushës, pasi kishte shumë zënka dhe polemika mes lojtarëve dhe trajnerëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjykata Sportive e Serie A ka shqiptuar tashmë dënimet për të gjithë lojtarët që kanë kryer veprime anti sportive në atë ballafaqim.
Më poshtë keni vendimet:
- Theo Hernandez – pezullim për një ndeshje dhe gjobë prej 5,000 euro
- Alessandro Bastoni -pezullim për 2 ndeshje
- Lautaro Martinez – 10,000 euro gjobë (pasi ka pështyrë një lojtar
- Simone Inzaghi – pezullim për një ndeshje dhe gjobë 15,000 euro.
/GazetaBlic Sport/


