Lajme

Deputetja e PDK-së për draft statutin: Kushtetuesja do ta thotë fjalën – Asociacioni duhet t’i tejkalojë interesat partiake e personale

11/08/2023 22:02
nga:N K

Ariana Musliu Shoshi, nga PDK-ja ka thënë se Asociacioni është çështje e cila duhet t’i tejkalojë interesat partiake dhe personale.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se vetëm Gjykata Kushtetuese, mund të vendosë se a është draft statusi i Asociacionit antikushtetues apo jo.

“Mendim se a është antikushtetues mund të jap vetëm atëherë kur Gjykata Kushtetuese të marrë vendim dhe na tregon se në cilat pika ka apo nuk ka shkelje kushtetuese”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi tutje theksoi se Asociacioni është obligim ndërkombëtar.

Asociacioni eshte obligim ndërkombëtar, çeshtje serioze për te ardhmen tonë e cila duhet t’i tejkalojë interesat partiake e personale./GazetaBlic/

Miftaraj: Kurti po anashkalon parimet që kishte në opozitë, deputetët duhet të informohen për Asociacionin

Raporti i Progresit/ Lekaj: Janë qortuar të dy vendet për dialogun, kërkohet epilog për marrëveshjen

Pantina: Kurti peng i qëndrimeve të tij, e ka hallin ta arsyetojë shkeljen e parimeve për Asociacionin