Lajme

Deputetja e PDK-së i reagon Kurtit: VV synon zhbërjen e Kosovës

05/08/2024 15:43
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se nuk do ta dërgojë draft statutin e Asociacionit në Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se të falat e Albinit ndaj Parisit e Berlinit s’na befasojnë, pasi VV nuk beson në Kosovën shtet të përhershëm.

Ajo ka shtuar se VV është që ta realizojnë qëllimin e saj, të zhbërjes së Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse LVV nuk ka besu as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm!

Këtu janë me realizu qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës. Kaq, nuk pres më shumë!

Kurti: Dërgimi i draft-statutit për Asociacion në Gjykatën Kushtetuese mbetet kërkesë absurde