Lajme

Deputetja e Listës “GUXO”: Në emërimet e ambasadorëve politikë, asnjë grua!

05/19/2021 23:41
nga:M K

GazetaBlic raportoi sot për shkarkimin e 13 ambasadorëve në vende të ndryshme të Kosovës.

Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesës së ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, deputetja e Kuvendit nga radha e Listës “GUXO”, Jeta Statovci ka ironizuar me këto emërime, ndërsa ka ngritur zërin për mosangazhimin e asnjë gruaje në ambasadat respektive.

“Në emërimet e ambasadorëve politik, “barazia gjinore” qenka përfaqësuar me asnjë grua ambasadore politike të Kosovës”, shkroi ajo.

LEXO EDHE:

Këta janë ambasadorët e shkarkuar nga Donika Gërvalla (EMRAT)

/GazetaBlic/