Lajme

Këta janë ambasadorët e shkarkuar nga Donika Gërvalla (EMRAT)

05/19/2021 21:10
nga:Q R

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, ka kërkuar lirimin nga detyra të 13 ambasadorëve të Kosovës, nëpër disa vende të ndryshme të botës, shkruan Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka raportuar ekskluzivisht këtë kërkesë të ministres Gërvalla drejtuar presidentes Vjosa Osmani, për lirimin nga detyra të këtyre ambasadorëve.

Emrat e ambasadorëve për të cilët është kërkuar lirimi i detyrës së tyre janë:  Beqë Cufaj, Qëndrim Gashi, Arbër Vllahiu, Avni Arifi, Gjergj Dedaj, Ylber Hysa, Nait Hasani dhe Shpend Kallaba.

Këta emra të këtyre ambasadorëve, Gazeta Blic ka mësuar se ministrja Gërvalla ka kërkuar nga presidentja Osmani, që t’i lirojë nga pozitat e tyre.

Këto shkarkime janë konfirmuar edhe nga zyrtarë të ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kreshnik Ahmeti, në një shkrim në rrjete sociale nuk ka dhënë arsye të një vendimi të tillë, duke thënë se për dëtaje do të flasë gjatë ditës së nesërme, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”‘ ka shkruar Ahmeti.

Donika Gërvalla ka kërkuar nga Presidentja Osmani shkarkimin e të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht