Edhe një deputet tjetër i pushtetit thotë se Projekt Kodi Civil në këtë vit nuk do të vijë në Kuvend.
Deputeti Alban Bajrami nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë që vota e tij do të jetë varësisht prej ndryshimeve që do të bëjnë në projektligj.
“Nuk mundem me paragjyku se qysh ka me ardh drafti tjetër. Ka pas shumë rekomandime që janë dërguar, nuk mundet me ardh i njëjti projektligj pa ndryshime, varet sa ndryshime pranohet dhe caktohet edhe vota. Unë dy komente që i kam dërguar e di që janë pranu se janë detaje juridike të cilat kam mendu që duhet me u zgjidh ndryshe, por po besoj që ka mu pranu edhe pjesa tjetër. Nuk e di nuk mundem me paragjyku, ndoshta për vitin 2024, se për vitin 2023 e di që nuk është pjesë e plan programit”, deklaroi ai për Front Online.


