Lajme

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri ‘detyron’ KPM-në ta anulojë vendimin

07/29/2021 20:46
nga:Q R

Anëtarët e KPM-së duhet të dorëhiqen ose shkarkohen.

Me 27 korrik, në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kemi thirrur anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave, për të raportuar rreth menaxhimit brenda këtij institucioni, pas arrestimeve si dhe për tre mujorshin e parë të punës së këtij institucioni.

Një ndër vendimet që KPM jashtëligjshëm e kishte marrur, ishte pezullimi i përkohshëm i lëshimit të licencave për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes.

Si anëtar i Komisionit, para anëtarëve të KPM-së, të martën shpreha paknaqësinë rreth këtij vendimi. Dy ditë më vonë, pra sot, në mbledhjen e KPM-së, është vendosur të anulohet vendimi për anulimin e këtij vendimi të jashtëligjshëm.

Siç e kam cekur edhe në mbledhjen e së martës, ky vendim i marrë nga ky institucion, përveçse është i jashtëligjshëm, është edhe skandaloz.

Shumë mirë që KPM ka hequr dorë nga ky vendim, por kjo nuk mjafton.

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave, duhet të japin dorëheqje, ose duhet që na ta bëjmë punën në bazë të kompetencave që i kemi si Komision Mbikqyrës i KPM-së.

 

KPM ndërpret vendimin për pezullimin e përkohshmen të dhënies së licencave për televizione