Lajme

KPM ndërpret vendimin për pezullimin e përkohshmen të dhënies së licencave për televizione

07/29/2021 20:29
nga:Q R

Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur të ndërpresë pezullimin për lëshimin e licencave për ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuele me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes.

KPM këtë vendim e ka marrë gjatë mbledhjes që ka mbajtur sot ndërsa ka shtuar se mbetet në fuqi vendimi për inicimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele KPM-2017/02.

“Duke marr për bazë faktin se pas inicimit të procedurës për ndryshimin e Rregullores janë vërejtur çështje të cila kërkojnë kohë me të gjatë për vlerësimin dhe se procedurat për ndryshimin e kësaj Rregullore dhe rishikimi i kritereve për licencim kërkojnë kohë relativisht të gjatë dhe konsultime me praktikat të vendeve tjera, Komisioni vendosi që pezullimi i lëshimit të licencave të ndërpritet, në mënyrë që kërkesat eventuale për licencim të trajtohen dhe kandidatet potencial të pajisen me licenca transmetimi deri në hyrjen në fuqi të Rregullores se re”, thuhet në njoftimin e KPM-së.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në mbledhjen e mbajtur më 16 mars 2021 kishte vendosur të pezullohet përkohësisht lëshimi i licencave për ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuele me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes deri në përcaktimin e kritereve dhe procedurave të reja për licencimin e tyre.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka pasur diskutime rreth pezullimit të dhënies së licencave për ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuele me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes dhe u ngrité dyshime se vendimi mund të jetë i paligjshëm.

Fitim Haziri, anëtar i Komisionit, ngriti dyshimet se vendimi i KPM-së për pezullimin e lëshimit të licencave për ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuele me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes mund të jetë i paligjshëm.

“Keni marrë një vendim në bazë të çka? Ju nuk mund të punoni sipas qejfit tuaj, ju bazoheni diku. Mund të jetë vendim i paligjshëm pasi që keni pezulluar një nga kompetencat e KPM-së që është dhënia, pezullimi dhe monitorimi i licencave”, tha Haziri.

Kurti takohet me ambasadorin jorezident të Irlandës, flasin për liberalizimin e vizave për kosovarët