Lajme

Deputeti i VV-së: Do të vendoset reciprociteti

05/27/2021 07:56
nga:Q R

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, sepse është një parim i Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se po bëhen përgatitje më të mira që kur ai të vendoset të mos dështojë.

“Reciprociteti është politikë e Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e kemi dëshmuar edhe në Qeverinë Kurti 1, mirëpo ka disa mësime të vlefshme që janë marrë në Qeverinë Kurti 1. Së fundmi është emëruar edhe shefi i ri i Doganës dhe na duhet të bëjmë një përgatitje të kujdesshme që ajo të mos dështojë.

Uka në KlAN ka thënë se kritikat për mosmbajtje të premtimeve ndaj Qeverisë Kurti po vijnë pikërisht nga ata që e hoqën masën.

“Pikërisht, Vetëvendosje është ajo që e ka vendosur reciprocitetin, një qeveri tjetër që është shpallë ilegale e ka larguar reciprocitetin dhe pikërisht janë të njëjtit që po kërkojnë që ne ta vendosim”.

“Ne e vendosim atë si masë në raport me Serbinë, sepse konsiderojmë se është një prej parimeve themeltare të marrëdhënieve ndërnjerëzore. Kjo është edhe arsyeja pse ne në dialog nuk pranojmë të shkojmë si temë diskutimi, por si palë. Edhe në këtë sferë do të kërkojmë reciprocitet të plotë. Reciprociteti do të vendoset veçse na duhet të bëjmë planifikim të kujdesshëm”.

Kuvendi sot nga ora 10:00 mban seancë plenare, ky është rendi i ditës