Lajme

Deputeti i PDK-së për grevën: Kryeministri do me i’u than Sindikatave se është “baba” këtu!

09/22/2022 16:51
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, duke folur për grevën në arsim tha se kjo grevë ka qenë  e paralajmëruar.

Shabani tha se pavarsisht paralajmërime nuk ka patur qasje serioze për zgjidhje.

“Ka patur paralajmërime qysh herët por si duket nuk ka patur qasje serioze për zgjidhje. Pako e dhënë nga Qeveria është e mirseardhur por kjo Qeveri po vepron me inati. Pse nuk i kanë thirr sindikatat e me i’u tha se nuk kanë mundësi me shumë se 50 euro. Kryeministri don me i’u than sindikatave se jam unë këtu “baba”. A ka diçka me te siqnertë kur dikush i drejtohet me fjalën “vëlla dikujt” jo për interes personal” tha Shabani në seancën plenare raporton Gazeta Blic.

“Në vitet e represionit a ishin këta mesimdhënës heronjtë tanë, kanë ra me qindra dëshmorë. A ka më fyese kur i’u thuhet se po i shfrytëzoni fëmijët. A ka më fyese se kur bëhet përqarje mes prindërve dhe mësimdhënësve. Këto ditë u raportua se ndalen edhe pagat, a ka diçka me te keqe, nëse merrni masa të tilla pasojat kanë me qenë të mëdha” deklaroi ai.

Batusha: SBASHK po përdor presion ndaj mesimdhënësve që kanë dashur të nisin mësimin!