Lajme

Batusha: SBASHK po përdor presion ndaj mesimdhënësve që kanë dashur të nisin mësimin!

09/22/2022 16:31
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha, ka folur në lidhje me grevën në arsim.

Ai është shprehur i lumtur që një shkollë në Gjakovë ka filluar procesin mësimor.

“Nuk guxojmë t’i humbin nxënësve mësimin. Në 2019 me një fjalë goje e ndërprenë grevën ndërsa tani që iu janë plotësu kërkesat konkretisht nuk ndërpritet greva. SBASHK po përdor presion kundrejt mesimdhënsve që kanë dashur të vazhdojnë procesin mësimor. Ka shumë mesimdhënes që kanë filluar mësimin privatisht por ata po përballen me presione. Kërkojmë mirkuptimin e mesimdhënësve që të fillojnë mësimin dhe nxënësit sa më parë të kthehen në shkollë” tha Batusha në seancën plenare raporton Gazeta Blic.

Bekim Haxhiu: Kurti nuk do zgjidhje për grevën në arsim, ai do trazira!