Lajme

Deputeti i LVV-së ironizon me Edi Ramën: Draftin dërgoja Dejona Mihalit

06/08/2023 12:48
nga:N M

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka ironizuar pasi u konfirmua se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dërgoi një draft-statut për Asociacionin te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ai ka thënë se së pari është dashur të dërgohet te Dejona Mihali, zyrtarja e njohur e VV-së e cila është përfolur si një prej personave më të fuqishëm në këtë parti.

“Rama paska dërguar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, sot në një konferencë për media kryeministri Rama bëri të ditur se draftin për Asociacionin e ka nisur te Franca dhe Gjermania. Ai deklaroi se ky draft është bërë nga ekspertët amerikanë e evropianë.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë”, është shprehur Rama.

Burbuqe Hana i hakmerret Kreshnik Domit, nuk ia vazhdon kontratën e drejtorit (dokument)