Lajme

Deputeti i AAK-së: Vitia t’i bashkrendisë forcat me ish-ministrat Uran Ismaili dhe Armend Zemaj për menaxhimin e pandemisë

04/10/2021 12:31
nga:Y I

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që të sigurojnë vaksinat anti-COVID.

Dreshaj në një konferencë për media kërkoi nga Qeveria që të bisedojnë më vendet mike për sigurimin e vaksinave.

Tutje ai i ka kërkuar ministrit Vitia që të bashkërendisë forcat me ish-ministrat e Shëndetësisë për menaxhimin e Pandemisë.

“I rekomoandojmë qeverisë aktuale që me rrugë urgjente të rekomandohet me vendet mike për sigurimin e vaksinave. T’i lëm kapricat dhe egocentrizimin, rekomandojmë që Vita t’i bashkrendisë forcat me ministrat paraprak të shëndetësise, me Uran Ismajlin e Armend Zemaj që të bashkëpunojnë për menaxhimin e situatës. Ka nevojë për vaksinim masiv”, tha Dreshaj para mediave.

Dreshaj, AAK: Kërkojmë nga Qeveria të bëjë publik planin për menaxhimin e Pandemisë dhe atë të vaksinimit