Lajme

Dreshaj, AAK: Kërkojmë nga Qeveria të bëjë publik planin për menaxhimin e Pandemisë dhe atë të vaksinimit

04/10/2021 12:20
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur pak minuta më parë një konferencë për media raporton Gazeta Blic.

Zyrtari i AAK-së Shemsedin Dreshaj, kërkoi që Qeveria të bëjë publik planin e vaksinimit.

“Në kohën e mbylljes së gastronomisë dhe të karantinizimit parcial të vendit, në kohën kur mbi 15 mijë vetë janë të vaksinuar jashtë vendit, dhe në kohën kur vetëm gjatë ditës së djeshme mbi 15 mijë qytetarë, madje dhe pushtetarë, lëshuan vendin në drejtim të Shqipërisë, ne si AAK kërkojmë prej Qeverisë që në afat sa më të shkurtër të sigurohet sasia e nevojshme e vaksinave për vaksinim të mbarë popullatës. Kërkojmë që të bëhet publik plani për menaxhimin e Pandemisë dhe plani për menaxhimin e vaksinimit. Ndërkohë që menjëherë dhe pa vonesë të shfrytëzohet buxheti i paraparë për blerjen e vaksinave.

“Nuk ka kuptim pse duhet të hezitohet, plani nëpër komuna duhet të implementohet me informimin e qytetarëve për vaksinim.S’ka logjikë që njerëzit të hezitojnë për të marrë vaksinën. I rekomandojmë qeverisë aktuale që në mënyrë urgjente të kontaktohen vendet mike për sigurimin e sasisë së nevojshme të vaksinës, qoftë në rrugë zyrtare apo shfrytëzimin e personave publik me ndikim në këto vende” tha Dreshaj raporton Gazeta Blic.