Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka falenderuar deputetin gjerman, Thomas Hacker, për mbështetjen e tij të fuqishme që ka dhënë ndaj partisë së tij, si dhe kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, shkruan GazetaBlic.
“Unë jam Thomas Hacker, anëtar i Parlamentit gjerman, Bundestagut. Kam udhëtuar shumë herë në shtetin e mrekullueshëm të Kosovës dhe ju, qytetarët e Kosovës këtë të diel do të vendosni për të ardhmen e vendit tuaj. Ju do të vendosni nëse do të ndiqni rrugën evropian apo do të mbetni prapa.Si një liberal, mund t’ju rekomandoj vetëm miqtë e mi të dashur Bedriun, Memlin, Vlorën dhe Bernardin nga Partia Demokratike e Kosovës. Ata e dinë se çfarë duhet bërë për ta çuar Kosovën drejt Bashkimit Evropian hap pas hapi. Ata e dinë se çfarë duhet bërë për zhvillimin ekonomik, për arsim më të mirë, dhe për bashkëpunim me fqinjët tuaj. PDK-ja është pjesë e familjes së partive liberale në mbarë Evropën, krahas figurave të rëndësishëm si Mark Rutte, apo Komisionerja e re e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Prandaj le të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Le të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian. Është vendimi juaj. Ju duhet të vendosni në ditën e zgjedhjeve. Ju uroj fat dhe një zgjedhje të mirë. Faleminderit”, tha deputeti gjerman.
Krasniqi tha se me PDK-në në qeverisje, Kosova mundet ma mirë.
“Faleminderit deputetit gjerman, Thomas Hacker, për mbështetjen e tij të fuqishme ndaj PDK-së dhe kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. Me PDK-në në qeverisje, Kosova mundet ma mirë!”, shkroi Krasniqi në Facebook.


