Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka takuar në Vjenë emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke postuar më pas një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku theksoi se Putini ka tronditur rendin global me pushtimin e Ukrainës dhe duke nënvizuar se është tashmë tejet e qartë se Ballkani Perëndimor i përket BE-së.
“Putini ka tronditur rendin global me pushtimin e tij. BE-ja është detyruar brenda natës të bëhet më në fund një aktor gjeopolitik dhe ne duhet të ndryshojmë idenë themelore të Evropës. Kjo duhet të ketë pasoja edhe për politikën e zgjerimit të BE-së: Larg një zgjerimi të thjeshtë konvergjence, drejt një integrimi gjeopolitik. Është e qartë: Ballkani Perëndimor na përket neve!”, ka shkruar Beyer.


