Lajme

Deputetët fillojnë të hyjnë në sallë pas pauzës 1-orëshe

08/26/2025 13:56
nga:Y I

Deputetët e LDK-së, PDK-së, si dhe ata nga radhët e komuniteteve, përfshirë edhe Listën Serbe, kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive, ku pritet të zgjidhen pesë nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë ende nuk shihen në sallë deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit, Dimal Basha, caktoi një pauzë njëorëshe para se zgjedhjes së nënkryetarëve.