Lajme

Deputetët e Vetëvendosjes vizitojnë familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

07/26/2021 23:24
nga:L J

Disa deputetë të Vetëvendosjes sot kanë vizituar familjet e viktimave të tragjedisë së aksidentit të djeshëm në Kroaci.

Lajmin e ka kumtuar deputetja Mimoza Kusari-Lila, në një postim në Facebook.

Kusari – Lila tha se do të qëndrojnë afër tyre në këtë ditë të rënda, gjersa e vlerësoi ndihmën e shtetit kroat për reagimin e shpejtë.