Sporti

Depay transferohet te Barcelona vetëm me një kusht

05/14/2021 09:28
nga:E K

Trajneri katalanas kishte bërë përpjekje të mëdha për të rekrutuar kapitenin e Lyon verën e kaluar.

Megjithatë, Barcelona dhe Lyon në atë kohë nuk kishin gjetur një gjuhë të përbashkët, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Depay pritet të largohet si një agjent i lirë dhe marrë parasysh buxhetin e Barcelonës, ky do të ishte një transferim i jashtëzakonshëm.

Holandezi është i gatshëm që të ulë pagën e tij vetëm e vetëm që të bashkëpunojë me trajnerin Ronald Koeman.