Lajme

Denoncon Kimete Berisha: Një besimtar i kryeministrit më ka kërcënuar, tha do t’i përdhunojë në varr të vdekurit e familjes

07/14/2021 12:40
nga:Gazeta Blic

Opinionistja Kimete Berisha ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook se është duke marrë kërcënime.

Ajo ka thënë se pikërsisht për këtë arsye ka vendosur që t’i bllokojë komentet në shkrimet e saj në rrjetin social Facebook.

“Një besimtar i Kryeministrit (me emër e mbiemër) ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i q. krejt të gjallët e të vdekurit e m’i. Shamjet dhe kërcënimet me të gjallët, nuk më lënë përshtypje, anipse jam rritur në familjen kur kurrë (ama kurrë) nuk e kam dëgjuar asnjë shamje. Mua më ka lënë përshtypje shamja nekrofile, pra gatishmëria e besimtarit të Kryeministrit që të përdhunojë në varr ‘të vdekurit’ e m’I”, ka thënë ajo.

“Unë nuk kam shumë ‘të vdekur’, por ata që janë, i dalin boll, kam shumë besim se ‘ata’ nuk dorëzohen lehtë, se n’këtë jetë kanë qenë dofarë mangupash, dofarë robijashash, dofarë pleqnarësh e do gra fisnike që gjatë pushtuesit janë detyruar ta lyejnë fytyrën e bukur me bojë të zezë e me lloç, për ta shpëtuar. Unë kam besim të plotë te ‘të vdekurit e m’i’, por nuk kam besim te Drejtësia shqiptare, prandaj nuk e kam paraqitur rastin në polici. Mendoj se gjarprit duhet t’i mbyllet dera e shtëpisë, korbin duhet ta mbajmë larg, arushën duhet ta censurojmë se i han bletët, të keqes duhet t’i mbyllet dera, të censurohet”, ka thënë e njejta.

Berisha shton se “sherri i besimtaërve të kryeministrit, edhe shumë lexues të saj nuk do të kenë mundësi për të komentuar.

“Por më vjen keq që sherri i besimtarëve fanatik të Kryeministrit, jam detyruar t’ju privojë edhe Juve të dashurve të m’i nga e drejta për të komentuar. Ndjehem e qetë (po më shkon censura me karakter), sepse po ndjehem e lirë dhe e pavarur, si në kohën e gazetarisë – letër, kur shkrimtari nuk kishte kontakt me lexuesin dhe ekzistonte distanca. Kurrë s’ka qenë idea ime t’ia ndryshoj mendjen askujt, as të tërheq vëmendjen e askujt, e aq më pak të varem nga lexuesit. Unë nuk shkruaj për lexuesit. Unë shkruaj për vete. Kur shkruaj, nuk mendoj për askënd – kur shkruaj, ndjej”, thotë ai.