Sporti

Dënim i rëndë për tifozin e PSV që sulmoi portierin e Sevillas

03/21/2023 08:36
nga:Mergim Rreci

Tifozit të PSV-së, i cili sulmoi portierin e Seviljes, Marko Dmitroviç, gjatë ndeshjes së Europa League më 23 shkurt, i është ndaluar hyrja në stadiumin e klubit holandez për 40 vjet, njoftoi klubi.

Tifozi i lartpërmendur, Dylano K, 20 vjeç, në gjendje të dehur, është dënuar në gjykatë edhe me tre muaj burg (dy efektiv dhe një me kusht), përcjell GazetaBlic Sport.

Për më tepër, Dylano K, tashmë ishte ndaluar të hynte në stadiumin e PSV-së në dy raste dhe as që duhej të ishte në stadium për atë ndeshje.

/GazetaBlic Sport/