Teksa kanë mbetur pak qendra votimi për t’u numëruar dhe Partia Socialiste e ka siguruar fitoren, demokratët e zhgënjyer në “kërkim të fajtorit” për humbjen, i janë drejtuar me komente në rrjete sociale kreut të PD, Lulzim Basha.
Të zhgënjyer qytetarët “shpërthejnë” ndaj Bashës, duke i kërkuar të japi dorëheqjen menjëherë.
Ik hiq dorë se na turpërove, s’ke për ta marrë kurrë ti këtë vend”, shkruan një qytetar.
“Jep dorëheqjen se nuk je për këtë punë, mos e mendo dy herë”, shkruan një tjetër.
“Më mirë fshiu diku e mos u prononco se vetëm bëhesh qesharak! I turpërove njerëzit e partisë tende”, shprehet një qytetar.
Teksa mbushen më shumë se 24 orë nga reagimi i fundit i Bashës, në Facebook demokratët e zhgënjyer kanë arritur disa mijëra.
LEXO EDHE: