Lajme

Demokratët për Drenasin pyesin Memli Krasniqin pse Lladrovci po u jep poste njerëzve të Vetëvendosjes?

12/05/2021 22:19
nga:Gazeta Blic

Driton Ajazi, ka reaguar pasi kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, emëroi zëdhënës të komunës, një zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Ajazi ka pyetur kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, se pse Ramiz Lladrovci, po i emëron zyrtarët e VV-së në Komunë të Drenasit.

Ai ka shtuar se një gjë e tillë ishte paralajmëtuar nga ana e tyre.

Shkrimi i plotë nga Driton Ajazi:

Kur thonim ne që Ramiz Lladrovci nuk përfaqëson PDK-në, disa nga kryesia qendrore e partisë, na quanin opurtunist!

Po del që ne patëm të drejtë edhe atëherë sepse Ramizi po vazhdon të prezantohet me të njëjtën fytyrë edhe pas zgjedhjeve të 14 nëntorit, sepse për të vlerë është vetëm ai që e kritikon dhe e shanë PDK-në dhe pikërishtë ata persona ofrohen dhe avancohen në mënyrë që tu mbyllet goja e të mos kritikojnë.

Pikërishtë një situatë e tillë na u përsërit tash, ku më datë 03.12.2021, është emëruar zëdhënës i Kuvendit Komunal të Drenasit një kandidat për Asamble nga radhët e LVV-së Avdyl Mziu, i cili ishte në garë zgjedhore në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kam disa teza për sqarim, e para, ndoshta ky zotëriu në fjalë edhe mund ti plotësoj kriteret profesionale për të qenë zëdhënës i Komunës së Drenasit, por së pari le të deklarohet se a është tani pjesë e PDK-së, e dyta, siq po shihet nga veprimet e Ramizit, po del që ky paska pas koalicion të msheftë me Lëvizjen Vetëvendosje në Drenas dhe tani po i rehaton në pozicione sipas marrëveshjes dhe e treta, kam një pyetje për lidershipin e Partisë Demokratike e konkretishtë për kryetarin z.Memli Krasniqi, se si e vlerësoni këtë situatë, kur Drenasi qeveriset nga PDK dhe njeriu i parë që komunikon me median dhe publikun është Kandidati për Asamble nga Levizja Vetëvendosje?!

Ku mbeten gjithë ato struktura nga radhët e PDK -së të shkarkuara e të ngarkuara gjithë ata aktivistë që su ndalen ditë e natë që ti vazhdohet mandati i Ramizit, e të anashkalohen në tërësi ata dhe të ofrohen kuadro nga partitë opozitare që të prezantohen si vlera, ndërsa strukturat ta luajnë rolin e telespektatorit dhe hambarit të grumbullimit të votave e të tjerët të qeverisin në emër të tyre.

Ky është shpërblimi dhe nderi që po ju bënë Ramizi qoftë strukturave lokale, qoftë atyre qëndrore të cilët me javë të tëra qëndruan në Drenas derisa e nxorrën fitues Ramizin!???

 

Ramiz Lladrovci i jep pozitë në Komunën e Drenasit, zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje