Lajme

Demi: Zhgënjyese që deputetët e VV-së i japin pikë maksimale njeriut që mashtroi në CV

06/08/2021 14:51
nga:M K

Njohësi i zhvillimeve poliitike, Agron Demi ka kritikuar qasjen e VV-së lidhur me emërimin e bordeve dhe mënyrën sesi ata po i përzgjedhin njerëzit për pozita të ndryshme.

Së fundi, ai ka thënë se është tejet zhgënjyese që deputetët e VV-së i japin pikë maksimale njeriut që mashtroi në CV, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

VV ka marrë mbi 50% të votave ngase qytetarët janë ngopur edhe nga favorizimet partiake, punësimet familjare, klientelizmi dhe mbyllja e rrugëve për profesionistët.
Andaj, është tepër zhgënjyese që deputetët e VV orkestrojnë aso vendimmarrje ku për Komisioner për Informim dhe Privatësi pikët maksimale i japin një personi i cili mashtron në CV, person i cili nuk është vlerësuar nga kompania profesionale britanike përgjegjëse për rekrutimet në pozita të larta të shërbimit civil, si dhe grupi i VV nuk ka marr fare për bazë rekomandimet e shoqërisë civile sa i përket komisionit vlerësues dhe mënyrës së vlerësimi të kandidatëve.
Nesër do të shihet nëse kjo ka qenë e orkestruar nga partia apo ka qenë një manipulim i deputetëve të VV në Komisionin për Siguri.
Në katër vjet mandat, VV ka me emëru me dhjetëra persona në borde e komisione të pavarura. E mënyra qysh e kanë trajtu zgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi është qasje më e keqe se e partive në ish koalicionin PLAN.
Dje VV i ka ba dëm me votë profesionistëve dhe personave të pavarur që kanë pasur më herët mbështetjen e kompanisë britanike (e cila këtë punë e kryen me ftesë të vetë institucioneve publike) dhe mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile.

LEXO EDHE:

Vetëvendosje ‘pikë e pesë’ në Vushtrri, fraksionet po e mbajnë peng emrin e kandidatit për kryetar komune

/GazetaBlic/